Home ShowBiz E pandalshme Luana Vjollca, surprizon fansat për festa. Gati “Gyle, gyle”
E pandalshme Luana Vjollca, surprizon fansat për festa. Gati “Gyle, gyle”
0

E pandalshme Luana Vjollca, surprizon fansat për festa. Gati “Gyle, gyle”

0
0

Moderatorja Luana Vjollca i ka kapërcyer qartësisht kufijtë e të qenit thjesht një moderatore e suksesshme. Një nga figurat ikonike në ekranin e Top Channel, është mjaft e angazhuar profesionalisht dhe nuk e kufizon veten në një profil.

Sikurse e kemi parë së fundmi Luana është mjaft aktive edhe në muzikë, ku numëron disa projekte të realizuara. Pas bashkëpunimit me Bujar Qamilin dhe pas projektit solo “Vetëm ty”  të publikuara verën e këtij viti, Luana ka gati projektin e ri.

Pak orë më parë ajo ka zbuluar se fansave të saj nuk do ti mungojë një surprizë këtë fundvit. Luana Vjollca ka përfunduar projektin e ri muzikor, të cilin do ta sjellë në treg me 27 dhjetor.

Në një video të publikuar në Instagram, vihet re se titulli është në gjuhën turke. “Gyle, gyle” –  në shqip “Lamtumirë”, titullohet kënga e re e Luanës.

https://www.instagram.com/p/Br0rH0yARFV/

Link: https://www.instagram.com/p/Br0rH0yARFV/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bq2wXG5gApC/