Home ShowBiz E ofendoi keq, Rozana Radi i kthen përgjigjen epike komentueses
E ofendoi keq, Rozana Radi i kthen përgjigjen epike komentueses
0

E ofendoi keq, Rozana Radi i kthen përgjigjen epike komentueses

0
0

Aktore, këngëtare dhe moderatore, Rozana Radi prej disa kohësh publikon në profilin e saj në Instagram disa video humoristike ku interpreton lloje të ndryshme femrash të cilat i quan “Femzana”.

Këto video kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe shumë njerëz e përgëzojnë këngëtaren për humorin që sjell në to. Mirëpo, së fundmi një ndjekëse e ka ofenduar Rozanën në njërën prej këtyre videove.

“Pah sa debile këto. Çfarë mban o dhe”, shkruan ndjekësja. Ky koment nuk i ka pëlqyer Rozanës, e cila e ka publikuar në Instastory dhe i ka kthyer publikisht përgjigjen epike ndjekëses që e ofendoi.

“Tek videot me humor të femzanave na ka komentuar një “zonjë”. Thua mos ta ketë kuptuar sensin e videos? Po dhe nëse s’e ka kuptuar se ndoshta e ka të vështirë t’a kuptojë, ka mundësi zonjë, juve si ju mban toka, vertikalisht apo horizontalisht?”, shkruan Rozana duke thumbuar.

https://www.instagram.com/p/BsQKat6Bx2x/

Link: https://www.instagram.com/p/BsQKat6Bx2x/

640-0-5c39f1d1e1862

Link: https://www.instagram.com/rozana_radi/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BrdlszCB8dQ/