Home Aktualitet Ky është shteti që do të krijojë mundësinë që punëtorët të punojnë nga shtëpia
Ky është shteti që do të krijojë mundësinë që punëtorët të punojnë nga shtëpia
0

Ky është shteti që do të krijojë mundësinë që punëtorët të punojnë nga shtëpia

0
0

Ministri i Punës në Gjermani ka parashtruar kërkesën që për punëtorë të krijohet e drejta për të punuar në shtëpi.

Punëtorët në Gjermani do të marrin të drejtën për të punuar nga shtëpia nën kushte të caktuara, në përputhje me normat e caktuara nga ministri i Punës Hubertus Heil (SPD).

Ministri i Punës, Hubertus Heil u shpreh se ai do të kërkojë të drejtën që të ruhet ekulibri i sigurisë dhe të rritet fleksibiliteti i punëtorëve që do ta kenë zyrën në shtëpi.

Kohët e fundit, Drejtori i SPD Andrea Nahles kishte diskutuar për krijimin e ligjeve të reja, që të mundësojnë një zyrë pune në shtëpi, pasi sipas tij kjo do të bënte të mundur për miliona vende pune.

Ndërkohë Sekretari i Shtetit në departamentin e punës, Bjorn Böhning, ishte shprehur për një “zgjidhje jo-burokratike” për të drejtën e zyrës së punës në shtëpi.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Punës i Politikave të Tregut për grupin parlamentar CDU / CSU, Peter Weiss (CDU), ka mbajtur një qendrim kundër një të drejtë ligjore për të pasur zyrën e punës në shtëpi.

Heil duke ju referuar marrëveshjeve të koalicionit mes CDU / CSU dhe SPD u shpreh se: “Ne kemi rënë dakord për të krijuar më shumë hapësirë që qytetarët të kalojnë më shumë kohë pranë familjes”, tha ai.

Link: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Home-Office-Bundesarbeitsminister-will-Recht-auf-Heimarbeit-schaffen-4324838.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/adult-books-business-coffee-374016/

tags: