“Shokun se lo 2”, është klipi më i ri që do të publikojnë në orën 17:00, Anestezion, One T dhe Zeko.
Projekti muzikor i realizuar në mënyrë të sukseshme nga tre reperët, siç ishte paralajmëruar është realizuar si vazhdim i këngës së parë të Stesit “Shokun se lo”.
Kënga është ritmike hip-hop dhe flet për shoqërinë, ndërkohë që në fokus ka mbështetjen për kolegun e tyre reperin Stresi.
Në videoklipin e realizuar, reperët kanë shpalosur dhe banderolën “Free Stresi”, të cilën e kanë shpërndarë masivisht dhe shumë fansa të Stresit në rrjetet sociale.
“Shqipet e vërteta kanë ta fala nga Stresi…!”-thuhet në një pjesë të tekstit.
Kënga e re pritet që të ketë një sukses dhe të pëlqehet masivisht nga publiku, pasi projketi muzikor po pritet më shumë kuriozitet nga publiku.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu4g6mUhkvw/