Home Sport Djalit pa këmbë i realizohet ëndrra, takon fituesin e Topit të Artë
Djalit pa këmbë i realizohet ëndrra, takon fituesin e Topit të Artë
0

Djalit pa këmbë i realizohet ëndrra, takon fituesin e Topit të Artë

0
0

Gjatë stërvitjes në stadiumin olimptik në Kiev, skuadra e kombëtares së Ukrainës, pati një episod prekës.

Ali Turganbekov udhëtoi mbi 4.000 kilometra për të takuar idhullin e tij, Andriy Shevchenko dhe përfaqësuesen e Ukrainës.

Djaloshi 11-vjeçar i cili ka lindur pa këmbë, udhëtoi  nga një periferi e Kazakistanit për të takuar ish-sulmuesin e Milanit, me të cilin bëri edhe disa pasime me top.

“Ëndrra ime më e fundit u bë realitet me fituesin e ‘Topit të Artë’ dhe fituesin e Champions League me Milanin, Andriy Shevchenko. Ishte super! U mbyta nga emocionet”, shkroi Ali në postimin e tij në Instagram.

Po ashtu edhe edhe trajneri i Ukrainës Shevchenko e ndau këtë moment në rrjetin e tij social ku shkruante: “Dita e parë e stërvitjes filloi me një takim të pabesueshëm me Ali. Një djalë që ka lindur pa këmbë dhe udhëtoi mbi 4.000 kilometra nga Almaty për të luajtur futboll me ne.”

https://www.instagram.com/p/BvKTfjUlzXq/

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvKTfjUlzXq/

Link: https://24-my.info/shevchenko-and-players-of-the-national-team-of-ukraine-shevchenko-fulfilled-the-dream-of-a-legless-boy-from-kazakhstan-2/

Link: https://twitter.com/jksheva7/status/1107902554808164352