Mamaja e këngëtares së njohur Fjolla Morinës, ka përfunduar në spital dhe ka kryer një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një postim në Instagram, ku ka postuar dhe një foto të dorës së mamasë së saj pas 7 orësh operacioan.
Për fat të mirë dhe falë përkujdesjes së mjekëve mamaja e këngëtares ja ka dalë mbanë që të jetë pranë saj.
“Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë!
Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit…luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ja dilte mbanë dhe kësaj here. Më ka mbetur në mendje një proverb ku thuhet: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat! E pra, e dashura nëna ime, ti je Zoti im,ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë!
Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje.”– shkruan Fjolla.
https://www.instagram.com/p/BveP8cEBP5A/
Link: https://www.instagram.com/p/BveP8cEBP5A/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuZoPuUhyOi/