Home Aktualitet Pamje të rënda nga djegia e Katedralës së “Notre Dame”, si u shkrumbua nga flakët në pak minuta
Pamje të rënda nga djegia e Katedralës së “Notre Dame”, si u shkrumbua nga flakët në pak minuta
0

Pamje të rënda nga djegia e Katedralës së “Notre Dame”, si u shkrumbua nga flakët në pak minuta

0
0

Katedralja e famshme e Notre Dame e Parisit, u përfshi dje nga një zjarr masiv i cili shkrumboi në pak minuta një pjesë të madhe të saj.

Mijëra parizianë dhe turistë shikuan me tmerr nga afër, teksa Katedralja madhështore 850 vjeçare, po përpihej nga flakët.

Zjarrfikësit u përpoqën që të shpëtojnë disa nga thesaret e panumërta të Katedrales, të ndërtuara gjatë shekujve.

Pas disa orësh lutjesh, ankthi dhe lufte me flakët, më në fund zjarri në Katedralen e Notre Dame, u vu nën kontroll, duke shpëtuar fatmirësisht një pjesë të saj.

Sipas mediave dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe ka rënë në pjesën e papafingos së ‘Notre Dame’, pjesë e cila po restaurohej.

Nga ana tjetër presidenti Emmanuel Macron u zotua të rindërtonte Katedralen, duke premtuar se do të gjente talentin më të mirë ndërkombëtar për ta rikthyer atë si ishte më parë.

Katedralja e Notre Dame, ishte simbol jo vetëm i Parisit, por i gjithë Francës, ndërkohë që vizitohet nga 13 milionë turistë në vit.

Katedralja mesjetare përfundoi së ndërtuari në shekullin e 13-të dhe sot, konsiderohet po aq kryevepër arkitekture, sa edhe një simbol fetar.

https://www.instagram.com/p/BwSTyTVHQIz/

katedralja

https://www.instagram.com/p/BwT3Exjgan-/

https://www.instagram.com/p/BwT3U9AlCpT/

Link: https://www.instagram.com/p/BwT3U9AlCpT/  https://www.instagram.com/p/BwT3zZohFnx/

Link: https://www.bbc.com/news/world-europe-47937775 https://www.instagram.com/p/BwT3Exjgan-/

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwSTyTVHQIz/