Home ShowBiz “Pse nuk publikon asnjëherë foto të vajzës?” Bes Kallaku zbulon arsyen
“Pse nuk publikon asnjëherë foto të vajzës?” Bes Kallaku zbulon arsyen
0

“Pse nuk publikon asnjëherë foto të vajzës?” Bes Kallaku zbulon arsyen

0
0

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku janë bërë prindër pak muaj më parë të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Megjithëse janë dy personazhe shumë të njohur për publikun shqiptar dhe shumë të ndjekur në rrjetet sociale, ato kanë preferuar që imazhin e vajzës ta mbajnë larg mediave.

I ftuar së fundmi në emisionin “Thumb”, Besi ka treguar arsyen se pse buk publikojnë asnjë foto të Ajkës ndonëse interesi publik është i madh.

“Nuk e kemi mbajtur larg për çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim, sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë.

Fëmija im ka kohë të rritet dhe të vendosë vetë për veten e tij. Ndonjëherë i bëjmë ndonjë foto të bukur dhe themi “ahh sikur ta hidhnim këtë në Instagram, sa bukur ka dalë “. Por Ajka ka kohë të rritet, ka nevojë të marri nga natyra të gjithë pjesën që i takon”, tha aktori.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsEYOo_BZoR/