Home Lifestyle Pse kjo fotografi ‘tronditi’ rrjetet sociale dhe nxiti reagime të shumta
Pse kjo fotografi ‘tronditi’ rrjetet sociale dhe nxiti reagime të shumta
0

Pse kjo fotografi ‘tronditi’ rrjetet sociale dhe nxiti reagime të shumta

0
0

Një perdorues i Twitter, Lemonadead publikoi një foto që u bë shumë shpejt virale dhe mori reagime të shumta.

Fotografia që tregon sesi duket sistemi i muskujve të femrës, nga pjesa e sipërme e barkut deri tek qafa, i ka bërë përdoruesit e rrjeteve sociale të ndihen të habitur, tmerruar, por edhe të kapur në befasi në të njëjtën kohë nga ky imazh.

Lemonadead ndau me ndjekësit një ilustrim shumë realist të asaj që duket brenda trupit femëror, në mënyrë specifike: muskujt dhe sistemet e gjëndrave të qumështit në gji.

Në foto shfaqen në mënyrë transparente, sesi shfaqen muskujt e kuq të cilët mbulojnë stomakun, gjoksin dhe shpatullat, ku në qendër të çdo gjiri është një strukturë e komplikuar e përbërë nga kanalet e qumështit, që shfaqet në copa të shpërndara, që e bëjnë atë të duket si një lule.

Imazhi u bë shumë shpejt viral, ndërsa fotoja mori komente të shumta, ndërkohë që komentuesit shpreheshin të habitur, pasi nuk e dinin si dukeshin nga brenda gjinjtë e një gruaje.

Komentuesit në Twitter u shprehën të habitur, madje pohuan se kurrë më parë nuk kishin parë diçka të tillë.

Ndërkohë që disa të tjerë e cilësuan si diçka traumatike dhe se nuk do të donin të shihnin në tekste shkollore.

https://www.instagram.com/p/BwrufMHnSLw/

Link: https://www.bbc.com/news/newsbeat-48051236

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwrufMHnSLw/