Home ShowBiz “I kam futur në listën e zezë!”, Roza Lati flet për VIP-at shqiptarë
“I kam futur në listën e zezë!”, Roza Lati flet për VIP-at shqiptarë
0

“I kam futur në listën e zezë!”, Roza Lati flet për VIP-at shqiptarë

0
0

Moderatorja Roza Lati e ftuar në emisionin “Pasditja ime”, me gazetarin Eraldo Rexha ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.

Gjatë intervistës Roza ka rrëfyer se ka shumë raste kur me personazhet e njohur nuk shkon aspak mirë, dhe shumë prej tyre sipas saj janë mosmirënjohës pasi në momentin kur ata kanë pasur nevojë ajo i ka ndihmuar, por kur arritën famën nuk donin t’ia dinin më.

“Ka pasur personazhe që nuk më kanë ardhur dhe unë i kam fut në listën e zezë, është e zezë sterrë. Kam edhe listën e mosmirënjohësve, ku janë artistët që deri tani kanë famë dhe kanë arrit diçka dhe kur kanë qenë në fillimet e tyre kam qenë e para që i kam marr intervista dhe i kam dhënë suport maksimal. Tani që janë bërë dikush nuk më vijnë në emision, ndërkohë që dikur i kam dhënë krahë.” është shprehur moderatorja.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=5dtckoGm3iM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwzSULzJP-U/