Home Sport Tronditet bota e futbollit, Iker Casillas pëson atak kardiak
Tronditet bota e futbollit, Iker Casillas pëson atak kardiak
0

Tronditet bota e futbollit, Iker Casillas pëson atak kardiak

0
0

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit. Iker Casillas, ish-portieri legjendar i Real Madrid dhe kombëtares spanjolle është shtruar me urgjencë në spital.

Siç bëjnë të ditura mediat portugeze, ditën e djeshme spanjolli ka pësuar një atak kardiak dhe ka shkuar me urgjencë në qendrën shëndetësore “CUF Porto Hospital”.

Por fatmirësisht mediet portugeze, bëjnë me dije se gjendja e portierit është normalizuar dhe është nën kujdesin e rreptë të mjekëve.

Vetë portieri i Portos, në një postim në rrjetet sociale, qetësoi ndjekësit e tij duke shkruar se gjendja e tij është e mirë, por gjithsesi përjetoi një frikë të madhe.

“Gjithçka është nën kontroll, kalova një frikë të madhe, por me forcë ja dola. Ju faleminderit shumë për mesazhet dhe dashurinë!”- shkruan Casillas në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Bw7lN0qgCOg/

Link: https://www.instagram.com/p/Bw7lN0qgCOg/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BofXdnPHQrJ/