Home Aktualitet Ellen DeGeneres “publikon” foton e foshnjes mbretërore: Duket si stërgjyshja!?
Ellen DeGeneres “publikon” foton e foshnjes mbretërore: Duket si stërgjyshja!?
0

Ellen DeGeneres “publikon” foton e foshnjes mbretërore: Duket si stërgjyshja!?

0
0

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Prince Harry, u bënë dje prindër për herë të parë të një djali.

Meghan Markle solli në jetë foshnjen mbretërore dhe djali peshonte 3.2 kilogramë, ku vetë Princ Harry ishte i pranishëm gjatë lindjes së tij.

Veç kuriozitetit se si do të quhet djali i Dukës, publiku është i interesuar për të parë dhe imazhin e të voglit.

Moderatorja dhe komediania e njohur amerikane Ellen DeGeneres, nuk ka rezistuar për të shuar kuriozitetin e ndjekësve, duke bërë humor në lidhje me ardhjen në jetë të foshnjes mbretërore.

“Kam fotografinë e parë të fëmijës mbretërore! Ai duket si stërgjyshja e tij”- shkruan Ellen, krahas një fotoje ilustruese, e cila ka shkaktuar shumë humor tek ndjekësit.

https://www.instagram.com/p/BxIpsEvllbd/

Link: https://www.instagram.com/p/BxIpsEvllbd/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwR0wNFB1KI/