Home ShowBiz “Na keni godit fort!”, reagon sërish Getinjo pas arrestimit të Loredanës
“Na keni godit fort!”, reagon sërish Getinjo pas arrestimit të Loredanës
0

“Na keni godit fort!”, reagon sërish Getinjo pas arrestimit të Loredanës

0
0

Në mediat rozë, por jo vetëm, bëri bujë lajmi për arrestimin e reperes shqiptare Loredana Zefi nga autoritetet zvicerane, ku akuzohej për mashtrim ndaj një çifti zviceran, duke i zhvatur rreth një milion franga së bashku me vëllanë e saj.

Mëgjithëse Loredana, është e lirë dhe së fundmi ka reaguar në Instagram duke paralajmëruar një konferencë shtypi me avokatët e saj, reagimet sërish kanë qenë të shumta.

Së fundmi ka reaguar sërish Getinjo, vëllai i Mozzik në një postim në Instastory, ku shkruan se askush no do të arrijë që ti ndalë.

 “Njeri është i fortë, krejt i përballon, fyerjet e njerëzve, paragjykimet e njerëzve, po, po, krejt i përballon njeri. Bravo për kët planprogram, na keni godit fort, ja keni arrit! Por kurrë s’keni me arrit me na nal, kurrë s’keni me arrit me na pa të shkatërruar, kurrë. Ju don xhaxhi Get shumë! Ju pafsha bash qaty ku doni mem pa.”- shkruan në Instastory.

getinjo

Link: https://www.instagram.com/stories/getinjo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwMzuYgB-QH/