Home ShowBiz Pas skandalit të Loredanës, Mozzik i “sfidon” të gjithë në Instagram
Pas skandalit të Loredanës, Mozzik i “sfidon” të gjithë në Instagram
0

Pas skandalit të Loredanës, Mozzik i “sfidon” të gjithë në Instagram

0
0

Ditët e fundit në mediat rozë bëri bujë lajmi i arrestimit të reperes shqiptare Loredana Zefi nga autoritet zvicerane, pasi akuzohej për mashtrim ndaj një çifti zviceran së bashku me vëllain e saj, duke iu zhvatur afro 1 milionë franga.

Lajmi dhe historia e çiftit u bë e ditur nga një media prestigjoze zvicerane, ku tregonte në mënyrë të detajuar, se si Loredana dhe vëllai i saj mashtruan çiftin zviceran.

Madje përveç Loredanës, skandali u thellua pasi në mashtrim ishte përfshirë edhe vëllai i Mozzik, reperi Getinjo.

Po ashtu në mediat zvicerane u bë e ditur se edhe Mozzik, së bashku me Loredanën kishin mashtruar një pronar jahtesh.

Sidoqoftë, çifti po vazhdon jetën në mënyrë normale, madje Mozzik ka bërë sot postimin e tij të parë pas këtyre akuzave të rënda mbi bashkëshorten e tij.

“Me besim në vete dhe i vërtetë deri sa të vdes”- shkruan Mozzik duke i sfiduar të gjithë.

https://www.instagram.com/p/BxckakxiH-Y/?utm_source=ig_embed

Link: https://www.instagram.com/p/BxckakxiH-Y/?utm_source=ig_embed

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw9zZtYl0go/