Home Lifestyle “Do të na shkatërrosh fytyrën!” Ndjekësit kritikojnë produktin e ri të Kylie Jenner
“Do të na shkatërrosh fytyrën!” Ndjekësit kritikojnë produktin e ri të Kylie Jenner
0

“Do të na shkatërrosh fytyrën!” Ndjekësit kritikojnë produktin e ri të Kylie Jenner

0
0

Kylie Jenner ka fituar miliarda dollarë, me firmën e saj të produketeve kozmetike. Së fundmi sipërmarrësja e re, ka promovuar një linjë të re produktesh për lëkurën e quajtur “Kylie Skin”.

Linja e re e cila do të lançohet në 22 maj dhe përfshin, larës për fytyrën, scrub, toner, serum hidratues dhe një krem për sytë. Por ky produkt ka shkaktuar shumë reagime negative në rrjetet sociale.

Një nga përbërësit kryesor të produkteve, është scrub me arra. Përdorimi i këtij produketi ka bërë që ndjekësit t’i sulen Kylie-t duke i thënë se me këtë produkt do të shkatërrosh fytyrat tona.

Ndonëse Kylie thotë se ky scrub është i butë me lëkurën tuaj dhe efikas pasi largon qelizat e vdekura, ndjekësit e saj kanë vazhduar me kritikat. As fakti që Kylie e përdorte vetë këtë scrub tri herë në javë, nuk ndali komentet negative.

“Kjo është e tmerrshme, një larje me skrub dhe një pastrim arre! Tragjike të mendosh se miliona vajza do të blejnë këto plehra dhe do të shkatërrojnë lëkurën e tyre”.- shkruajnë ndjekësit.

https://www.instagram.com/p/BxV2TqtHYtm/

Link: https://www.instagram.com/p/BxV2TqtHYtm/

Link: https://www.cosmopolitan.com/style-beauty/beauty/a27471420/kylie-jenner-walnut-face-scrub-bad-for-skin-twitter-reactions/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxS6-XyHSE8/