Home ShowBiz Jonida Maliqi bën lëmsh anglishten, Olti Curri e imiton: “Qafsha të gjithë jam real!”
Jonida Maliqi bën lëmsh anglishten, Olti Curri e imiton: “Qafsha të gjithë jam real!”
0

Jonida Maliqi bën lëmsh anglishten, Olti Curri e imiton: “Qafsha të gjithë jam real!”

0
0

Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, me këngën “Ktheju Tokës”.

Teksa ka filluar përgatitjet për performancën mbrëmjen e sotme në natën gjysmëfinale, Jonida Maliqi ka zhvilluar disa intervista në lidhje projektin e saj muzikor, por edhe për karrierën si këngëtare.

Por gjatë interevistave të cilat u zhvilluan në anglisht, Jonida Maliqi u ngatërrua dhe nuk po gjente fjalët e duhura.

Gjatë një prononcimi, këngëtarja po përpiqej që të tregonte se nuk është fasadë, por nuk po gjente termin e duhur dhe përdori fjalën “fallco”, ndërkohë që përdorte edhe gjestikulacionin.

Por ky moment nuk ka kaluar pa u venë re nga ndjekësit e rrjeteve sociale, të cilët e kanë kthyer videon shumë virale. Gazetari Olti Curri ka vendosur që ta kthejë videon në humor dhe shfaqet me një çakmak për të provuar se nuk është fallco.

“Jo, jo nuk jam fasadë, nuk jam fallco. Unë jam i vërtet, lëkurë origjinale. Kë të zë be? Qani të gjithë. Provoje me cakmak”, shprehet Olti në video.

Megjithatë në përfundim Olti i uron shumë suksese këngëtares!

https://www.instagram.com/p/BxfbgUsgZfi/

Link: https://www.instagram.com/p/BxfbgUsgZfi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxed9mGHtv5/