Home ShowBiz Kërkoi që të provonte nëse kishte bërë buzët, Gixhari puth në buzë gazetarin
Kërkoi që të provonte nëse kishte bërë buzët, Gixhari puth në buzë gazetarin
0

Kërkoi që të provonte nëse kishte bërë buzët, Gixhari puth në buzë gazetarin

0
0

Intervista e fundit e moderatores së emisionit “Siluete” Gerta Gixhari, me gazetarin Klinton Zeqiraj, ka përfunduar me puthje në buzë.

Teksa po intervistonte bashkëkolegun, ndërkohë që flitej për ndërhyrjet estetike tek femrat, Gixhari e pyeti në një moment Zeqirajn nëse i kishte të bëra buzët.

Ky i fundit, nuk ka ngurruar për ta ftuar Gertën për një puthje, në mënyrë që t’ia vërtetonte natyralitetin e buzëve të tij.

E njohur për lirshmërinë e saj, Gerta është drejtuar menjëherë nga Klintoni duke i dhuruar një puthje në buzë dhe duke i thënë më pas se i ka të bëra. “Unë i kam të miat, i kam natyrale. Duhet t’i provosh më shumë zemër”-iu përgjigj Klintoni, i cili më pas së bashku me Gerta Gixharin shpërthyen në të qeshura.

https://www.instagram.com/p/BxZuh1nHTT7/

Link: https://www.instagram.com/p/BxZuh1nHTT7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxYLOFZnqRD/