Home ShowBiz “Më ka dalë nami…” Aurela Gaçe jep lajmin e papritur për fansat
“Më ka dalë nami…” Aurela Gaçe jep lajmin e papritur për fansat
0

“Më ka dalë nami…” Aurela Gaçe jep lajmin e papritur për fansat

0
0

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të talentuara të skenës muzikore shqiptare, e cila me interpretimet e saj live, ka mbërthyer zemrat e publikut.

Shumë nga këngët e saj janë kthyer në hite, ndërkohë që gjithmonë performancat e Aurelës janë vlerësuar nga publiku. Madje edhe nëpër festivale, Aurela Gaçe vazhdimisht është vlerësuar me çmime.

Por së fundmi, e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Aurela Gaçe u shpreh se nuk dëshiron që të marrë pjesë, pasi dëshiron që të shijojë muzikën dhe nuk dëshiron që të ketë emosionet e garës.

“Më ka dalë nami kot se fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua. Po të ishte për mua, do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment në jetën time që dua ta shijoj dhe të mos kem më emocionet e konkurrimit sepse është emocion shumë i keq nuk më lë të kënaqem me skenën”, tha Aurela.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=BWQMxjyIXmY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwFKz92gEVb/