Home Aktualitet Selena Gomez befason fansat, do të martohet me aktorin 68-vjeçar
Selena Gomez befason fansat, do të martohet me aktorin 68-vjeçar
0

Selena Gomez befason fansat, do të martohet me aktorin 68-vjeçar

0
0

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Selena Gomez, u shfaq e mrekullueshmë në Festivalin e Kanës. Por veç shkëlqimit të saj, vëmendje mori edhe afrimiteti me aktorin Bill Murray, më të cilin ka bërë të ditur se do të martohet.

Në një postim në Instagram, Selena ka shkruar se do të martohet me aktorin 68-vjeçar, duke habitur fansat.

Në Festivalin e Kanës, dyshja e njohur u shfaq shumë pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që i pëshpërisnin njëri-tjetrit në vesh.

“Hera ime e parë në Kanë. Jam shumë e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim dhe gjithë aktorët e tjerë. Meqë ra fjala unë dhe Bill Murry do të martohemi”- shkruan Selena.

Nuk dihet nëse ishte ndonjë shaka e këngëtares, apo vërtet ka diçka midis tyre!

https://www.instagram.com/p/Bxh6oZgg2ql/

https://www.instagram.com/p/Bxw2S6jIxnk/

Link: https://www.instagram.com/p/Bxh6oZgg2ql/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxw2S6jIxnk/