Home ShowBiz “Diçka e mrekullueshme do të ndodhë me Xheison”, Alketa jep lajmin e bukur
“Diçka e mrekullueshme do të ndodhë me Xheison”, Alketa jep lajmin e bukur
0

“Diçka e mrekullueshme do të ndodhë me Xheison”, Alketa jep lajmin e bukur

0
0

Vogëlushi Xheison Bafti rrëmbeu menjëherë zemrat e publikut, që pas shfaqjes së tij në “Kurthin e Piter Pan”, me çiltërisinë e tij dhe me mirësinë që e rrezaton.

Historia e tij u bë njohur për çdo familje shqiptare dhe moderatorja Alketa Vejsiu premtoi publikisht se do ti ndryshonte jetën.

Aleketa vizitoi pak kohë më parë banesën e vogëlushit së bashku me grupin e xhirmit të televizionit ‘Klan’, në fshatin Mushqeta në Krrabë të Tiranës.

Ajo publikoi disa pamje nga vizita në fshat, ka tregoi banesën modeste të vogëlushit, të cilës në disa pjesë i ishte krisur tavani, ndërkohë që kërkoi ndihmën e publikut për ti ndërtuar një banesë të re Xheisonit.

Pas kësaj thirrje, kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin për ta ndihmuar Xheisonin dhe familjen e tij.

Në një postim në Instagram, Alketa Vejsiu ka ripostuar videon e shpërndarë nga gazetari italian Gabriele Parpiglia, i cili shprehet se Xheison është bërë shumë i njohur. Ndërkaq Alketa ka shkruar se kanë qenë të shumtë personat që kanë ofruar ndihmë, madje edhe donacionet nga emigrantët.

Gjithashtu ajo tregon se diçka e mrekullueshme do të ndodh për Xheison këtë të hënë.

“Dicka e mrekullueshme do te ndodhë të hënën me historinë e Xheison Baftit. Edhe në Itali e kanë mësuar historinë e këtij djali. Pjesa më e madhe që e kanë ndihmuar me donacionet e tyre janë emigrante. Skam fjale”- ka shkruar në postim Alketa.

https://www.instagram.com/p/Bx4SZnjH8U8/

Link: https://www.instagram.com/p/Bx4SZnjH8U8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxnZpJtHEzv/ https://www.instagram.com/p/BxvMAaqHySP/