Home ShowBiz “Ky është një m*t!”, Fjolla Morina nuk e mban gojën për ish-in e Morena Tarakut
“Ky është një m*t!”, Fjolla Morina nuk e mban gojën për ish-in e Morena Tarakut
0

“Ky është një m*t!”, Fjolla Morina nuk e mban gojën për ish-in e Morena Tarakut

0
0

Këngëtarja Fjolla Morina ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku foli për projektin e saj më të fundit “Si ta pranoj”, një baladë në bashkëpunim me Valon Bytyqin.

Gjatë intervistës, Rudina ka zhvilluar një lojë me “Emoji”, ku ka zënë në ‘kurth’ këngëtaren për disa personazhe të njohur.

Fjolla Morina reagoi keq, kur u pyet për miliarderin Sasha Sobhani, ish i dashuri i këngëtares Morena Taraku, për të cilin Fjolla është përfolur se ka qenë në një lidhje.

Lidhur më këtë personazh, Fjolla nuk u rezervua fare: “Ky është vetëm një m*t, asgjë tjetër”, ndërkohë që menjëherë kërkoi falje për fjalorin.

Rudina Magjistari: Ky është Sasha Sobhani, gjej një emoji dhe ta mbyllim shpejt këtë histori… Çfarë do t’i jepje atij?

Fjolla Morina: Aman… Ky është vetëm një m*t, asgjë tjetër. Më falni… Harrova që jam para kamerave.

Rudina Magjistari: Përshtypje jo të mira, e dha Fjolla simbolikën për foton e radhës.

Fjolla Morina: Unë isha si në shtëpi, që flet me dikë të afërt pa kamera dhe u shpreha ashtu. Kërkoj falje, sepse nuk kam qejf të flas ashtu, por jam shumë e drejtpërdrejtë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=g0uimOiuMQI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx2l2tIJpPN/ https://www.instagram.com/p/BxxAXYqAjMJ/