Home ShowBiz Arilena Ara publikon videon e shumë viteve më parë, Tuna ka diçka për ti thënë
Arilena Ara publikon videon e shumë viteve më parë, Tuna ka diçka për ti thënë
0

Arilena Ara publikon videon e shumë viteve më parë, Tuna ka diçka për ti thënë

0
0

Arritjet e saj në muzikë nuk kanë të ndalur dhe përveçse në Shqipëri, muzika e saj dëgjohet tashmë në mbarë botën. Po flasim për këngëtaren simpatike Arilena Ara, e cila me vokalin e saj është kthyer tashmë në një nga këngëtaret më të pëlqyera për fansat e saj.

Por siç duket talenti i Arilenës, nuk ka ardhur nga rastësia, pasi këngëtarja në moshë të vogël ka marrë pjesë në festivalet e muzikës për fëmijë.

Arilena ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke kënduar si një artiste e vërtetë, pasi veç të tjerash edhe interpreton duke e shoqëruar muzikën me lëvizje.

Komentet në këtë video kanë qenë të shumta, por ajo që u vu re ishte komenti i këngëtares Tuna e cila e ka komplimentuar këngëtaren dhe e ka inkurajuar që të ndjekë ëndrrën.

“Akoma e vogla ime, gjithmonë e vogla ime- tani duke u përpjekur për të arritur Hënën! Kurrë mos ndalo së ëndërruari gjëra të mëdha dhe të më bësh krenare!”- shkruan Tuna.

Kujtojmë se Tuna ka qenë trajneria e këngëtares Arilena Ara gjatë spektakli “X Factor”, ku Arilena u shpall fituese.

https://www.instagram.com/p/ByDxt98HE3L/

arilena

Link: https://www.instagram.com/p/ByDxt98HE3L/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwkW6FoHxiX/ https://www.instagram.com/p/Bxc-lCThP3I/