Home ShowBiz “Dua të bëj shumë fëmijë!”, Fero rrëfehet për lidhjen me Arbenitën
“Dua të bëj shumë fëmijë!”, Fero rrëfehet për lidhjen me Arbenitën
0

“Dua të bëj shumë fëmijë!”, Fero rrëfehet për lidhjen me Arbenitën

0
0

Ato janë një nga çiftet më të komentuara të showbizzit, të cilët janë shumë të pëlqyer nga fansat dhe gjithmonë tërheqin vëmendjen e mediave. Po flasim për reperin Fero dhe partneren e tij modelen Arbenita Ismajli, të cilët nuk ngurojnë që ta shprehin dashurinë e tyre në publik.

I ftuar së fundmi në emisionin “Ce Soir”, Fero foli për romancën e tij me Arbenitën dhe zbuloi detaje që s’i dinim më parë.

“Dashuria e vërtetë është gjithçka, jam i dashuruar, i kam lënë të gjithë ta dinë këtë”, u shpreh Fero.

I pyetur për lidhjen në distancë, reperi u shpreh: “Se kemi problem, Arbenita ka karrierën e saj, unë kam karrierën time. Jam krenar që është e suksesshme.”, tha reperi.

Fero u pyet edhe se kush është më shumë xheloz: “Unë jam më xheloz, jam xheloz i keq. S’kam pse të xhelozoj, por jam dhe s’më pengon profesioni i saj”.

Më tej moderatori e pyeti nëse e mendon martesën me Arbenitën dhe sa fëmijë dëshiron, ndërsa Fero nuk hezitoi të përgjigjet:

“Besoj se po dhe dua të bëj shumë fëmijë. Do jem baba i mirë që nuk do i përkëdhel fëmijët e mi”, u shpreh Fero.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=TUbBuDYdpJI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxmsct1F4R2/