Home ShowBiz Ermal Mamaqi largohet nga televizioni Klan!?
Ermal Mamaqi largohet nga televizioni Klan!?
0

Ermal Mamaqi largohet nga televizioni Klan!?

0
0

Gjithmonë në stinën e verës zhvillohen diskutime të përgjithshme, mbi merkatot televizive dhe lëvizjet e bujshme mediatike.

Së fundmi në media po përflitet për lëvizjen e moderatorit, Ermal Mamaqi nga televizioni Klan, për tu transferuar në televizionin Top Channel.

Këtë verë mbushen plot 3 vite që kur Ermal Mamaqi la shoën e tij në T Digitalb për të vazhduar me një etapë tjetër në Tv Klan me “Xing me Ermalin”.

Burime pranë produksionit të moderatorit dhe aktorit kanë treguar për Indeksonline se kontrata mes Tv Klan dhe Ermal Mamaqit përfundon këtë verë dhe ajo nuk do të rinovohet më. Si pasojë, “Xing me Ermalin” nuk do të vazhdojë më punimet në këtë institucion mediatik në shtator, kur nis edhe sezoni i ri.

Nga ana tjetër, Indeksonline ka mësuar brenda Top Channel se Ermal Mamaqi është në bisedime e sipër me drejtuesit e këtij institucioni për të finalizuar një marrëvëshje që do t’i japë dritën jeshile aktorit për të kaluar në shtator.

Megjithatë vetë moderatori Ermal Mamaqi nuk ka reaguar mbi këto lajme.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BykbvBtBjAw/