Reperja Tayna ka rrëmbyer shumë shpejt vëmendjen e publikut, ku megjithëse ka pak kohë në tregun muzikor shqiptar, është një nga artistet më të pëlqyera.
Reperja është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku vazhdimisht publikon foto apo video duke promovuar projektet e saj, por edhe duke ndarë momente nga përditshmëria.
Së fundmi, reperja e njohur ka publikuar një foto që tregon format e saj seksi, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte komenti i Ermal Mamaqit.
“Tayna, lal duhet të ulesh nga ana tjetër. Ajo e gjata aty përpallë është mbështetësja. Këto dy anash janë për duart. Atë poshtë e ke ok, domethënë aty e ke gjet, se për t’u ulur është”,- shkruajti Ermali në foton më të fundit të publikuar nga Tayna.
Por Tayna, nuk ia ka përtuar aspak Ermalit, duke e lënë “pa fjalë” këtë të fundit.
“Lal edhe titullin ‘2 gisht mjaltë’ nuk e kemi kuptuar, por na pëlqeu filmi. Thjesht shijo pamjen”.- shkruan Tayna.
https://www.instagram.com/p/ByqP49pgbpO/
Link: https://www.instagram.com/p/ByqP49pgbpO/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvmh8fylm0y/ https://www.instagram.com/p/Bx8IF51g4wC/