Home ShowBiz Marina Vjollca dhe Getoari në pritje të fëmijës së parë? Kjo foto ngre dyshimet
Marina Vjollca dhe Getoari në pritje të fëmijës së parë? Kjo foto ngre dyshimet
0

Marina Vjollca dhe Getoari në pritje të fëmijës së parë? Kjo foto ngre dyshimet

0
0

Në vitin 2017, çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kurorëzuan me martese dashurinë e tyre, me një dasmë madhështore.

Dhe fill pas dasmës, për Marinën u përfol në media sikur ishte shtatzënë, por ky lajm nuk rezultoi i vërtetë.

Në foton e publikuar së fundmi nga Geti dhe Marina, fansat po ngrenë dyshime se moderatorja është në pritje të ëmbël. Kjo pasi në foto dyshja shfaqen të dy duke mbajtur duart tek barku i Marinës, teksa duken shumë të lumtur.

“Keshtu sic duket foto do jeni shtatzene. Ishalla do beni nje bebe teper te bukur se jeni te dy si rrush”, “Marina shtatzene? Te pakten ne foto keshtu duket duke pare qe Geti dhe Marina kane vendosur doren tek barku i Marines”, “Po vjen nje bebe”, kanë komentuar ndjekësit, krahas fotos e cila ka marrë shumë pëlqime.

https://www.instagram.com/p/By0pk4hFPP2/

Link: https://www.instagram.com/p/By0pk4hFPP2/

lkk

Kujtojmë se reperi Getoar Selimi ne bashkëpunim me Majk, kanë publikuar këngën e tyre më të fundit Malena.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=FU7h8TvnUhw