Home ShowBiz Besi dhe Xhensila “grinden” në Instagram, shkak është Ajka
Besi dhe Xhensila “grinden” në Instagram, shkak është Ajka
0

Besi dhe Xhensila “grinden” në Instagram, shkak është Ajka

0
0

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku janë bërë prindër pak muaj më parë të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Megjithëse janë dy personazhe shumë të njohur për publikun shqiptar dhe shumë të ndjekur në rrjetet sociale, ato kanë preferuar që imazhin e vajzës ta mbajnë larg mediave.

Së fundmi Xhensila ka publikuar një set fotosh në Instagram, ku në njërën prej tyre duket me një shikim të nevrikosur.

“Ai momenti kur vajza është në gjumë, edhe Besi rrezon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë.”-shkruan Xhensila në përshkrimin e fotos. Por Besi nuk ka hezituar që të përgjigjet me humor.

“Po pra po, kur e zgjoj un thuhet pse e zgjove, kur e zgjon ti vete thua kishte orarin per ta zgju ajo tani”, ia kthen Besi.

https://www.instagram.com/p/By3JgbiBdt6/

Link: https://www.instagram.com/p/By3JgbiBdt6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsEYOo_BZoR/