Home ShowBiz “Do t’ju shkrijë së qeshuri”, Drilon Hoxha nis xhirmet për filmin e ri
“Do t’ju shkrijë së qeshuri”, Drilon Hoxha nis xhirmet për filmin e ri
0

“Do t’ju shkrijë së qeshuri”, Drilon Hoxha nis xhirmet për filmin e ri

0
0

Aktori dhe regjisori i njohur Drilon Hoxha në një intervistë eksklusive për “Arkiva News”, ka folur edhe për projektet e tij artistike që do të sjellë shumë shpejt për publikun.

Ndërkohë që po shijon suksesin e filmit “Dashuria s’mjafton”, Drilon Hoxha nuk ka ndërmend që të ndalet, pasi shumë shpejt pritet të nisë xhirimet për filmin e rradhës, ku premton se do të këtë skena që do të na “shkrijnë së qeshuri”.

“Sapo kam përfunduar skenarin e projektit të ri dhe jemi në pritje të xhirimeve pas një pauze të vogël. Ky projekt do të xhirohet gjithashtu në vendet më të bukura të Amerikës dhe di të them që do të shkriheni së qeshuri.”- është shprehur Driloni.

INTERVISTA E PLOTË

Si ka nisur pasioni juaj për kinematografinë?

Pasioni për kinematografinë nisi kur arrita të zbuloja akoma më shumë nga vetja ime, nga talenti dhe dëshira për të nxjerrë në pah gjithë energjinë artistike. Kjo gjë më bëri që ti drejtohesha kinematografisë.

Më thoni emrin e një personazhi publik që të ka ndihmuar në fillim të karrierës? Keni ndonjë person që i jeni mirënjohës? Keni pasur brryla në fillim të karrierës?

Nuk mund të cilësoj dikë, apo të veçoj pasi shumë artistë të mirëfilltë mundohen të të këshillojnë apo të të japin sado pak leksione apo mësime të artit skenik. Mendoj se një artist në fillim të karrierës ajo për të cilën ka më shumë nevojë është suporti, gjë të cilën unë e kam gjetur aty ku kam shkelur.

Sigurisht dhe brrylat nuk mungojnë, por kjo cilësi u ngelet atyre personave të cilët e kanë shpirtin bosh dhe nuk shohin përtej horziontit.

Si mendoni i ka arritur filmi “Dashuria sʼmjafton” pritshmëritë që kishit në fillim të këtij projekti?

Filmi po pritet goxha mirë, po ecën me hapa goxha gjigand. Më bëhet shumë qejfi që kudo marr dhe lexoj komplimenta pozitive. Të arrish të marrësh kaq pozitivitet dhe dashuri nga shumë njerëz që vlerësojnë atë që ti prodhon dhe që i fal këtij vendi është ndjesia më e bukur në botë.

Sa i ke paguar aktorët që kanë marrë pjesë në kastin e këtij filmi? Thuaj shifrën më të lartë dhe më të ulët të pagesës?

Mendoj se shifrat nuk janë asgjë para asaj që kemi bërë ne për këtë projekt. Kemi pasur aktor duke filluar nga më amatorët e deri tek aktorë më me emër shqiptar si Bruno Shllaku, Gujlem Radoja, Cun Lajci, Mimoza Maranjaku dhe të huaj duke përmendur edhe aktorin e famshëm turk Halil Kumova. Mendoj se ky i fundit i ka vënë pikat mbi “i” për pagesën më të lartë.

Keni pasur ndonjë incident të pakëndshëm gjatë xhirimeve?

Jo nuk kanë ndodhur shumë incidente, kemi qenë të kujdesshëm në çdo hap që kemi hedhur kundrejt këtij projekti për të qenë korrekt me çdo gjë.

A fitohet mirë me realizimin e filmave në Shqipëri?

Mendoj se fitimi varet në varësi të aftësive të çdo njeriu. Dikush është i aftë të fitojë më shumë e dikush mund të fitojë më pak. Njeriu duhet të vrapoj për të arritur gjithmonë më të mirën për vetën, kështu që unë mundohet të bëj më të mirën për veten time.

Flet shumë rrallë për jetën private, kush është vajza që të ka rrëmbyer zemrën? A është xheloze për ty?

E kam thënë edhe më parë që jam me dikë e cila për mua ka rëndësi shumë të madhe në jetën time dhe që është një njeri i veçantë, pasi të kesh në krahët e një artisti duhet të jesh njeri i duruar dhe shumë i fortë. Mirëkuptimi i saj ndaj profesionit tim nuk i kanë lënë vend asnjëherë xhelozisë, por gjithmonë ka qenë mbështetje për mua.

“Dashuria sʼmjafton”, ka lidhje titulli me jetën private të Drilonit?

Absolutisht jo! Asnjëherë nuk i lidh titujt me jetën time private, çdo gjë vërtitet rreth idesë së filmit dhe seknarit të shkruar. Kur të bëj filmin e jetës time atëherë ai titull do të jetë shumë personal.

Meme pafund ne rrjette sociale për skenën e famshme “Thuaj, jam boss!” – Ju ngacmojnë shpesh me këtë shprehje?

I kam parë dhe qesh me gjërat e ndryshme që postojnë në rrjetet sociale. Jam pro gjërave të bukura dhe komike. Ajo skenë u bë për të ngelur hit dhe efektin e saj e dhe më së miri. Jam i sigurt që ngacmimet e asaj skenë do të vazhdojnë edhe kur të kem shkuar 80 vjeç, atëherë do të jetë akoma edhe më e veçantë (qesh).

Keni pasur ndonjë propozim nga producentë të huaj për të bashkëpunuar dhe a e synoni tregun ndërkombëtar?

Kam pasur shumë propozime dhe në momenti që të vijën këto lloj kërkesash arrin dhe thua “vërtet ja ka vlejtur ky mundim”. Lodhjet, sakrificat dhe netët pa gjumë duket sikur të shpërblehen në fund me një mirësi të madhe.

Shumë personazhe të njohur të showbizzit në Shqipëri, nga aktrimi kanë kaluar lehtësisht në moderimin e emisioneve, duke krijuar një emision të tyrin. E shihni veten si prezantues, të keni një emision tuajin në televizion?

Unë nuk i them “jo” asgjëje në jetë prandaj sot jam këtu ku jam. Mendoj se kam atë aftësi në jetë që të arrij të bëj çdo gjë dhe mund ta gjej veten kudo në çdo vend. Të ardhmes, nuk dihet kurrë po për momentin kam gjëra akoma më të mëdha për të sjellë sesa të drejtoj një emision.

Çfarë projektesh të reja artistike keni për të ardhmen?

Sapo kam përfunduar skenarin e projektit të ri dhe jemi në pritje të xhirimeve pas një pauze të vogël. Ky projekt do të xhirohet gjithashtu në vendet më të bukura të Amerikës dhe di të them që do të shkriheni së qeshuri.

Çfarë këshille do tʼi jepnit një të riu që dëshiron që të ndjekë rrugën e artit, konkretisht aktrimin?

Mos u dorëzo kurrë! Ndiq ëndrrën tënde dhe atëherë kur të gjithë të thonë s’bën, tregoju që ti vlen më shumë se kurrë! Duaje veten dhe talentin tënd duke lënë gjurmë aty ku shkel!

Link: https://www.youtube.com/watch?v=fabFTlOQD_k&feature=player_embedded

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By5iiJvFtCb/