Home ShowBiz Alban Skënderaj zbulon detaje nga koncerti i radhës, kush do të jenë të ftuarit special…
Alban Skënderaj zbulon detaje nga koncerti i radhës, kush do të jenë të ftuarit special…
0

Alban Skënderaj zbulon detaje nga koncerti i radhës, kush do të jenë të ftuarit special…

0
0

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka ndarë me fansat në Instagram, detaje nga koncerti recital që do të mbajë në fund të muajit shtator.

Koncerti do të quhet “Nën yjet e Tiranës” dhe këngëtari premton të sjellë një spektakël të vërtetë.

“Kam patur kohë të reflektoj dhe të përgatitem për ta pasuruar këtë koncert me ngjyra të reja artistike duke filluar nga repertori, skenografia, orkestra e deri tek të ftuarit special”, thotë këngëtari në një pjesë të statusit ku na njofton për të rejat mbi këtë koncert.

Ende nuk dihet se kë do të ngjisë në skenë Albani, por vetë ai thotë se do të sjellë detaje të reja në vijimësi, duke premtuar surpriza.

Aktualisht këngëtari dhe bashkëshortja e tij Miriam Cani janë duke pushuar.

Vetëm pak kohë më parë ata njoftuan se do të bëhen prindër të një fëmije të dytë.

https://www.instagram.com/p/B1mK6pzAC1N/

Link: https://www.instagram.com/p/B1mK6pzAC1N/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BlxvJUrH65N/