Home ShowBiz E pabesueshme, Dua Lipa mohon origjinën shqiptare, zhgënjehen fansat i kujtojnë origjinën
E pabesueshme, Dua Lipa mohon origjinën shqiptare, zhgënjehen fansat i kujtojnë origjinën
0

E pabesueshme, Dua Lipa mohon origjinën shqiptare, zhgënjehen fansat i kujtojnë origjinën

0
0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa do të jetë imazhi i parfumit më të ri të Yves Saint Lorent, dhe për këtë i është dashur të realizojnë një promo me momente jeta e saj artistike në skenë dhe studio.

Dua ka shpërndarë së fundmi një video të këtij spoti në Instagram dhe në fillim të videos thotë: “Unë jam Dua Lipa një këngëtare dhe tekstshkruese nga Londra”.

Kjo duket se ka zhgënjyer mjaft fansa shqiptarë të këngëtares, të cilët kanë reaguar menjëherë duke i kujtuar asaj origjinën.

“Zhgënjim ti je nga Kosova”, i thotë një fanse, ndërsa një tjetër i rikujton origjinën shqiptare duke i thënë: “Ti nuk je nga Londra, por nga Shqipëria”.

Këngëtarja ende nuk ka reaguar për këto mesazhe, por padyshim që deklarata e saj na ka habitur të gjithëve, sidomos pas përpjekjeve të saj për të promovuar emrin e Kosovës nëpër botë.

https://www.instagram.com/p/B2MTNWqhML_/

Inkeddua lipa1_LI

Inkeddua lipa_LI

Link: https://www.instagram.com/p/B2MTNWqhML_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1CA_-Sh55e/