Home ShowBiz Lori Hoxha rrëfen problemet me shëndetin, “ Mendova më të keqen për veten, jeta nuk është perfekte për askënd”
Lori Hoxha rrëfen problemet me shëndetin, “ Mendova më të keqen për veten, jeta nuk është perfekte për askënd”
0

Lori Hoxha rrëfen problemet me shëndetin, “ Mendova më të keqen për veten, jeta nuk është perfekte për askënd”

0
0

Lori Hoxha ka vendosur të rrëfehet për herë të parë për ankthin dhe krizat e panikut që e kapin herë pas here.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, Lori tregon se si e kapi kriza e parë e ankthit kur ishte vetëm 20 vjeç.

“ Nuk e dija çfarë kisha dhe doktorët nuk e kuptonin, edhe pse më bënë të gjitha analizat e mundshme, më pas e kam zbuluar vetë duke u futur në forume të  ndryshme në internet, ku personat me të njëjtat probleme si të miat rrëfenin të njëjtat probleme”, thotë Lori në statusin e saj.

Ajo ju sugjeron ndjekësve që të mos shkojnë në google për tu informuar pasi do të mendojnë më të keqen për veten ashtu siç mendoi edhe ajo.

Ndjekësit e Lorit kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet, lidhur me simptomat dhe mënyrat se si mund ti luftojmë ato.

Lori tregon gjithashtu se nuk ka preferuar të pijë ilaçe, por vetëm qetësues në momentet kur e kapin krizat e ankthit.

Por ajo që i ka habitur më shumë fansat është fakti se si një vajzë me jetën në dukje perfekte të ketë probleme të këtij lloji dhe Lori ka dhënë përgjigjen më të sinqertë të mundshme: “ Ankthi nuk zgjedh, askush nuk ka jetë perfekte. Duhet një fragment sekonde për të bërë një foto, 24 orët e tjera nuk i njeh njeri”.

Lori ka dhënë gjithashtu edhe disa këshilla të vlefshme se si mund ta luftojmë këtë sëmundje.

lori hoxha

lori hoxha1

lori hoxha 2

lori hoxha 3

Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzIaf4LlqON/