Home Aktualitet Mark Zuckerberg mund të shkojë në burg, senatori amerikan rrëfen akuzat që mund ta çojnë pas hekurave
Mark Zuckerberg mund të shkojë në burg, senatori amerikan rrëfen akuzat që mund ta çojnë pas hekurave
0

Mark Zuckerberg mund të shkojë në burg, senatori amerikan rrëfen akuzat që mund ta çojnë pas hekurave

0
0

Themeluesi i facebook Mark Zuckerberg mund ta gjejë shumë shpejt veten pas hekurave.

Kjo deklaratë është bërë nga senatori amerikan Ron Wyden i cili sqaron se Zuckenberg i ka gënjyer vazhdimisht amerikanët lidhur me privatësinë.

Wyden ka folur për “Willamete Week” lidhur me këtë çështje, ku ka theksuar se Mark duhet të bëhet vetë përgjegjës për zhgënjimin dhe dëmet që ka shkaktuar.

Gjigandi Facebook është dënuar edhe më herët lidhur me çështjen e privatësisë.

Në korrik të këtij viti Komisioni i tregëtisë federale i vendosi kompanisë në fjalë, një gjobë prej 5 bilion dollarësh për dhunimin e privatësisë së miliona përdoruesve.

Në po të njëjtin muaj Facebook akuzohet nga një tjetër komision sigurie për mashtrime me investimet.

Kjo akuzë u konvertua në një gjobë 100 milion dollarëshe.

Të gjitha këto akuza duhet ta çojnë Zuckerberg përpara drejtësisë thotë senatori amerikan, e nëse kjo nuk ndodh themeluesi i kompanisë në fjalë, duhet të jetë i ndërgjegjshëm për dëmet që ka shkaktuar dhe ti vetë ofrohet organeve të drejtësisë.

Link: https://futurism.com/the-byte/senator-mark-zuckerberg-prison

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BVpoULaD_oH/