Home ShowBiz Ha fruta në mënyrë provokuese, por gati mbytet, videoja e Encës do t’ju bëjë të qeshni me lot
Ha fruta në mënyrë provokuese, por gati mbytet, videoja e Encës do t’ju bëjë të qeshni me lot
0

Ha fruta në mënyrë provokuese, por gati mbytet, videoja e Encës do t’ju bëjë të qeshni me lot

0
0

Ajo sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “ I love Tropoja”, ku do ta shohim për herë të parë  në rolin e aktores dhe tashmë është duke pushuar.

Nga fotot dhe videot e shpërndara në Instagram këngëtarja ndodhet në Turqi në një resort super luksoz ndërsa na servir vazhdimisht pamje nga vendi luksoz ku po pushon.

Enca është në këto pushime me familjen dhe këtë e ka bërë të ditur në videon e fundit të shpërndarë  në Instagram.

Në këtë video Enca shfaqet duke ngrënë fruta me stil, deri sa në një moment për pak mbytet nga një farë rrushi.

Në fund të videos duket qartë nga mimika e fytyrës së Encës që diçka nuk shkon, por këngëtarja e ka ndërprerë videon pikërisht në atë moment.

Krahas videos Enca shkruan: “ Meqë familjarëve të mi nuk ju jepet shumë për foto, ju përshëndes me nje video duke ngrënë fruta derisa më ngel një farë rrushi në fyt, po ju ku po i kaloni pushimet?”.

https://www.instagram.com/p/B2RER3tg5s_/

Link: https://www.instagram.com/p/B2RER3tg5s_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzyCnryASxa/