Home ShowBiz Publikohet videoja emocionuese, Endri Prifti përcjell të bijën në altar
Publikohet videoja emocionuese, Endri Prifti përcjell të bijën në altar
0

Publikohet videoja emocionuese, Endri Prifti përcjell të bijën në altar

0
0

Këngëtari i njohur Endri Prifti ka martuar së fundmi të bijën në një ceremoni krejt të veçantë.

Vajza e tij e madhe Maria lidhi kurorë dy ditë më parë, ndërsa shfaqet e veshur me një fustan të bardhë saten me një pamje prej princeshe.

Këngëtari është ndier mjaft i emocionuar në një moment të tillë, ndërsa ka postuar së fundmi edhe momentin më të veçantë të dasmës.

Ai shihet teksa shoqëron të bijën në altar, ndërsa nuk i fsheh emocionet në një ditë të tillë.

Videoja në fjalë ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive, pasi konsiderohet si një prej momenteve më kulminante në një dasëm dhe që padyshim mbahet mend gjatë.

Endri ka falënderuar të gjithë miqtë dhe të afërmit për urimet dhe pjesëmarrjen në ceremoni, ndërsa ka shpërndarë disa momente nga ceremonia.

https://www.instagram.com/p/B2Rf7T-H8C6/

Link: https://www.instagram.com/p/B2Rf7T-H8C6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxUh2m3B_On/