Home ShowBiz Shitje rekord biletash, Alban Skënderaj bën veprimin e papritur pak para koncertit
Shitje rekord biletash, Alban Skënderaj bën veprimin e papritur pak para koncertit
0

Shitje rekord biletash, Alban Skënderaj bën veprimin e papritur pak para koncertit

0
0

Alban Skënderaj e ka dëshmuar gjithmonë që është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun.

Kjo duket qartë në faktin që të gjitha këngët e tij kthehen menjëherë në hit, po ashtu edhe skenat e koncerteve të tij janë gjithmonë plot.

Ai ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert në fund të këtij muaji, por  duket se të gjitha biletat janë shitur në kohë rekord.

Kjo e ka detyruar këngëtarin që të organizojë një natë të dytë, ndërsa shprehet i mrekulluar dhe i emocionuar pa fund për këtë interesim nga ana e publikun për punën e tij.

Koncerti  “Nën yjet e Tiranës”, do të mbahet në fundjavën e fundit të shtatorit.

Njoftimi për një natë të dytë ka entuziazmuar fansat e këngëtarit, të cilët kanë komentuar pozitivisht për këtë vendim të tij.

https://www.instagram.com/p/B2WJpO2gW3Y/

Link: https://www.instagram.com/p/B2WJpO2gW3Y/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BoY2DERh8qo/