Home Aktualitet Krijoi Facebook, tani po përpiqet ta shkatërrojë, mentori i Zuckerberg, ja rreziku që na kanoset nga ky rrjet
Krijoi Facebook, tani po përpiqet ta shkatërrojë, mentori i Zuckerberg, ja rreziku që na kanoset nga ky rrjet
0

Krijoi Facebook, tani po përpiqet ta shkatërrojë, mentori i Zuckerberg, ja rreziku që na kanoset nga ky rrjet

0
0

Vite më parë ai kontribuoi në krijimin dhe më pas zhvillimin e rrjetit social Facebook, por sot duket se është penduar.

Roger NcNamee ishte mentori i Zuckerberg që prej ditëve të para të themelimit të Facebook, ndërsa sot e ka kuptuar që ka ndihmuar në ngritjen e një përbindëshi siç e quan ai rrjetin social.

Gjatë një bashkëbisedimi me Matthew Stadlen në emisionin “How to Academy”, NcNamee tha se po përpiqet me të gjitha mënyrat që të fundosë rrjetin social, përpara se ky i fundit të shkatërrojë demokracinë tonë.

Ai ka shpjeguar gjatë emisionit të gjithë përllogaritjen e dëmit që ka shkaktuar Facebook, ndërsa ka theksuar se disa herë është përballur me vetë Zuckerberg me qëllim që ky i fundit të marrë përgjegjësitë e dëmit që po shkakton.

Ai u ndal gjithashtu në përfshirjen e platformës Facebook në çështjen e Brexit, në fushatën për zgjedhjen e Presidentit Amerikan Donald Trump si dhe në një sërë eventesh të tjera të rëndësishme për demokracinë në vend, duke ndikuar padyshim negativisht me popullaritetin e vet.

NcNamee shpjegoi gjithashtu se si arriti të zbulonte keqmenaxhimin e rrjetit social Facebook sidomos vitet e fundit nga aktorë të ndryshëm me qëllime jo pozitive.

Ai tha se Zuckerberg dhe bashkëpunëtori i tij Sheryl Sandberg janë totalisht të paaftë për ti adresuar këto shqetësime në instancat e duhura me qëllim parandalimin e katastrofës që i kanoset sot demokracisë prej rrjetit social.

Link: https://www.eventbrite.com/e/how-to-stop-facebook-from-destroying-democracy-roger-mcnamee-in-conversation-with-matthew-stadlen-tickets-67968372231#

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsbnF7kgRSL/https://www.instagram.com/p/Bw46EY3hoaP/