Home ShowBiz Përgatituni të kërceni me volumin në maksimum, Ylli Baka sjell hitin e radhës
Përgatituni të kërceni me volumin në maksimum, Ylli Baka sjell hitin e radhës
0

Përgatituni të kërceni me volumin në maksimum, Ylli Baka sjell hitin e radhës

0
0

Ylli i muzikës popullore shqiptare e pasuron repertorin e tij me një tjetër perlë muzikore.

“Je ilaç për të sëmurë”, kënga më e re e Ylli Bakës do të prezantohet në kanalin e ArkivaShqip në YouTube prej orës 17:00 të ditës së sotme.

Ritmi i këngës dhe zëri karakteristik i këngëtarit premtojnë ta shndërrojnë atë në një hit që do të dëgjohet me volumin në maksimum ashtu si çdo këngë e tij.

Ylli Baka vjen në këtë këngë si gjithmonë mjaft energjik dhe plot ritëm, ndërsa kënga premton të kthehet shumë shpejt në të preferuarën tuaj.

“Je ilaç për të sëmurë” është një himn për dashurinë dhe do t’ju bëjë ta dashuroni sapo ta dëgjoni.

Ylli Baka është autori i shumë këngëve të suksesshme në muzikën popullore.

Të gjitha këngët e tij pëlqehen dhe komentohen gjithmonë pozitivisht, ndërsa mbeten hite në çdo kohë, duke u dëgjuar me po të njëjtin intensitet si ditën e parë që publikohen.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BygK20UgaYv/