Home ShowBiz I këndon realitetit në hitin që po korr sukses dita ditës, JP: “Nuk më ndalni dot në rrugën e suksesit”
I këndon realitetit në hitin që po korr sukses dita ditës, JP: “Nuk më ndalni dot në rrugën e suksesit”
0

I këndon realitetit në hitin që po korr sukses dita ditës, JP: “Nuk më ndalni dot në rrugën e suksesit”

0
0

Kënga “Realitet” e publikuar vetëm 10 ditë më parë është pritur mjaft mirë nga publiku dhe fansat e këngëtarit Jetmir Pogaj ose JP siç njihet me emrin e artit.

Kënga e stilit Rap sjell një pjesë të realitetit në tregun e muzikës, ndërsa këngëtari shpjegon se përmes këngës ai rrëfen të vërtetën dhe jo përralla siç thonë të tjerët.

Stili i veçantë në të kënduar dhe zëri i JP e kanë shndërruar këtë këngë në fare pak kohë në një ndër më të preferuarat e rrymës rap.

Që prej momentit të publikimit e deri më sot kjo këngë është komentuar vetëm pozitivisht nga fansat e këngëtarit të cilët kanë bërë që dita ditës të rriten klikimet.

Ata e kanë konsideruar këngën “Realitet”, si një prej këngëve më të mira të stilit Rap të publikuara kohët e fundit.

Nëse jeni adhurues të muzikës Rap dhe ende nuk e keni dëgjuar këngën, ju sugjerojmë ta dëgjoni, pasi do t’ju bëjë për vete menjëherë

https://www.youtube.com/watch?v=wP5Utv_S5Pk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=wP5Utv_S5Pk