Home ShowBiz “Nuk dua trofe, më ktheni Dr Florin”, Landi emocionon me mesazhin prekës
“Nuk dua trofe, më ktheni Dr Florin”, Landi emocionon me mesazhin prekës
0

“Nuk dua trofe, më ktheni Dr Florin”, Landi emocionon me mesazhin prekës

0
0

Kanë kaluar gati 5 vite nga humbja tragjike e Dr Florit, por për miqtë dhe familjarët është ende e vështirë ta kalojnë dhimbjen.

Ata e kujtojnë vazhdimisht si për kontributin që dha në fushën e muzikës, ashtu edhe për vlerat e tij si bashkëshort dhe prind.

Miku i tij Landi ka shpërndarë në instagramin e tij një foto të vjetër ku shfaqet me Dr Florin, Armirin anëtarin tjetër të grupit “West Side Family”, si dhe Flaka Krelanin.

Kjo foto është realizuar shumë vite më parë në një prej koncerteve ku djemtë kanë marrë një trofe.

Landi shkruan poshtë fotos një mesazh vërtetë prekës.

“Nuk i dua trofetë, më ktheni sërish Dr Florin”, thotë ai, ndërsa ka emocionuar pothuajse të gjithë fansat dhe miqtë e tij.

Këta të fundit janë emocionuar nga fjalët e Landit, ndërsa kanë rikujtuar edhe njëherë këngëtarin dhe hitet e tij ndër vite.

https://www.instagram.com/p/B21B08KFFTN/

Link: https://www.instagram.com/p/B21B08KFFTN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1Ycbd0lw2p/