Home ShowBiz Kalon kordonin e sigurisë dhe i hidhet sipër Bebe Rexhës, ja si reagoi këngëtarja
Kalon kordonin e sigurisë dhe i hidhet sipër Bebe Rexhës, ja si reagoi këngëtarja
0

Kalon kordonin e sigurisë dhe i hidhet sipër Bebe Rexhës, ja si reagoi këngëtarja

0
0

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është duke zhvilluar së fundmi një tur koncertesh në Brazil.

Ajo është mjaft e dashur për publikun dhe fansat e saj të cilët e surprizojnë vazhdimisht nëpër koncerte.

Së fundmi një prej tyre ka kaluar kordonin e sigurisë duke mos i përfillur truprojat ndërsa I është hedhur në qafë Bebes.

Truprojat janë munduar ta ndalojnë, por fansi nuk ka pyetur për ta deri sa vetë Bebe e ka lejuar të kapërcejë kordonin ndërsa e ka përqafuar lirisht.

Ajo e ka postuar këtë video në instagramin e saj ndërsa shkruan: “I dua kaq shumë fansat e mi! Faleminderit Brazil”.

Fansin e këngëtares e shohim me lotë në sy ndërsa i thotë asaj vazhdimisht “të dua”.

Kjo video është pëlqyer dhe komentuar pozitivisht nga fansat dhe miqtë e këngëtares të cilët e kanë konsideruar atë një mbretëreshë të vërtetë për faktin se i do dhe i trajton shumë mirë fansat e saj.

https://www.instagram.com/p/B279VNelinS/

Link: https://www.instagram.com/p/B279VNelinS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1MQKihFZLt/