Home ShowBiz Buzëqeshje të ëmbla për ata që kanë nevojë, Zëri dhe Elita kanë vendosuar t’ua bëjnë ditën edhe më të bukur
Buzëqeshje të ëmbla për ata që kanë nevojë, Zëri dhe Elita kanë vendosuar t’ua bëjnë ditën edhe më të bukur
0

Buzëqeshje të ëmbla për ata që kanë nevojë, Zëri dhe Elita kanë vendosuar t’ua bëjnë ditën edhe më të bukur

0
0

Elita dhe Gjiko prej disa muajsh janë bërë prindër të një djali të vogël, i cili është një fëmijë krejt i veçantë.

Atë e shohim shpesh në videot dhe fotot që publikon vazhdimisht çifti në Instagram.

Së fundmi Elita ka vendosur të na përshëndesë me një foto krejt të veçantë ku shfaqet së bashku me Zërin.

Vogëlushi buzëqesh shumë ëmbël së bashku me Elitën, ndërsa kjo e fundit shkruan: “Po ju dërgojmë disa buzëqeshje të vogla për të gjithë ata që kanë nevojë sot”.

Buzëqeshja e ëmbël e vogëlushit duket se ka bërë për vete të gjithë fansat e moderatores të cilët e kanë pëlqyer veçanërisht foton dhe e kanë komplimentuar vogëlushin për gjithë ëmbëlsinë dhe pozitivitetin që përcjell në këtë foto.

Gjiko dhe Elita janë shumë aktivë në rrjetet sociale, pasi i shohim vazhdimisht duke postuar video e foto të ndryshme, nga jeta e tyre e përditshme apo pushimet, së bashku me vogëlushin Zëri.

https://www.instagram.com/p/B3AGXdclFC9/

Link: https://www.instagram.com/p/B3AGXdclFC9/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1B7MIngquT/