Pas përfundimit të verës dhe ardhjes së sezonit të vjeshtës shumë personazhe vip i janë nënshtruar ndryshimeve në pamje.
Këngëtarë, aktorë e personazhe të njohura të ekranit kanë ndryshuar ngjyrën dhe modelin e flokëve.
Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as Enca e cila ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve, ndërsa pyet fansat nëse duhet të bëhet bionde apo brune.
Por në një foto të hedhur në instagram ajo shfaqet në momentin kur është duke i lyer flokët dhe duket se do të shndërrohet në bionde.
Nga fotoja që ka publikuar Enca mesa duket ka vendosur të shtojë fije në flokë dhe krahas fotos shkruan:
“E dini vetë ju, kur një vajzë lyen flokët bëhet gati për një epokë të re. Bjonde apo Brune mendoni?”
Enca ka qënë e angazhuar këtë vit me një sërë projektesh të rëndësishme ku përveçse në muzikë atë do të shohim shumë shpejt edhe në kinematografi në rolin e aktores.
https://www.instagram.com/p/B3HIeXGgFB1/Link: https://www.instagram.com/p/B3HIeXGgFB1/
Link: https://www.instagram.com/enca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0G7sDpg55T/