Home ShowBiz Fytyra e Loredanës kudo nëpër rrugët e Gjermanisë, këngëtaren nuk e ndal as ndarja dhe as skandalet
Fytyra e Loredanës kudo nëpër rrugët e Gjermanisë, këngëtaren nuk e ndal as ndarja dhe as skandalet
0

Fytyra e Loredanës kudo nëpër rrugët e Gjermanisë, këngëtaren nuk e ndal as ndarja dhe as skandalet

0
0

Ajo është përfolur gjatë jo vetëm për ndarjen nga Mozzik por edhe për një skandal të disa muajve më parë, ku u akuzua për mashtrimin e një çifti zvicerian.

Por Loredanën duket se nuk e ndal asnjë thashethem apo skandal, pasi ajo vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes e madje mund të thuhet edhe e preferuar në Gjermani ku mban vazhdimisht koncerte.

Në një video të postuar në instagramin e saj, këngëtarja shihet ndërsa shfaqet në një baner në rrugët kryesore të Gjermanisë dhe vetë ajo e reklamon me krenari një gjë të tillë.

Ajo dhe Mozzik janë në qendër të vëmendjes për shkak të krizës në marrëdhënien e tyre.

Çifti mesa duket po shkon drejt ndarjes përfundimtare edhe pse ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Ata të dy janë prindër të një vajze të vogël me emrin Hanna, e cila aktualisht po qëndron me Loredanën.

loredanaaaaaaokk

 

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BynWC6tCyg2/