Home ShowBiz “Shpërthen Xhensila”, Besi dhe Eduardi bëjnë veprimin e papritur në mes të Parisit
“Shpërthen Xhensila”, Besi dhe Eduardi bëjnë  veprimin e papritur në mes të Parisit
0

“Shpërthen Xhensila”, Besi dhe Eduardi bëjnë veprimin e papritur në mes të Parisit

0
0

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ndodhen prej disa ditësh në Paris, bashkë me ta është edhe regjisori Eduard Grishaj.

Ata mesa duket janë duke punuar për xhirimet e filmit të ri të Besit, por përveç punës kanë gjetur kohën edhe për tu argëtuar.

Ata të dy shfaqen në një restorant me një gotë vere përpara dhe një pjatë makarona, ndësa vendosin t’ja marrin këngës.

Epo nëse Besin jemi mësuar ta dëgjojmë duke kënduar ndonjë këngë kryesisht të stilit rap, për Eduardin është hera e parë dhe në fakt është e qartë që nuk ja thotë fare në këtë fushë.

Djemtë po filmohen nga Xhensila e cila dëgjohet teksa qesh me lotë, por pavarësisht shpërthimit të saj ata të dy e veçanërisht Eduardi nuk e ndërpresin aspak performancën.

Eduardi vazhdon të këndojë gjithë pasion duke e çuar deri në fund këngën dhe nuk shqetësohet aspak as për mënyrën se si këndon dhe as për faktin që ndodhet në mes të lokalit.

Regjisori është përforlur së fundmi për një lidhje me Arbana Osmanin.

Ata të dy shfaqen gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin çka vihet re edhe në komentet që i bëjnë njëri tjetit në rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0eDzYhnLow/