Home ShowBiz Pas Bleonës, një tjetër personazh i njohur në filmin e Besit, as që ju shkon ndërmend kush është
Pas Bleonës, një tjetër personazh i njohur në filmin e Besit, as që ju shkon ndërmend kush është
0

Pas Bleonës, një tjetër personazh i njohur në filmin e Besit, as që ju shkon ndërmend kush është

0
0

Aktori i humorit Bes Kallaku është duke punuar prej disa muajsh për realizimin e filmit “Falco”.

Atë e kemi parë duke xhiruar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali e Francë.

Pak kohë më parë Besi zbuloi se një prej aktoreve në film do të jetë këngëtarja Bleona Qerreti, ndërsa së fundmi na zbuloi edhe personazhin e radhës.

Pjesë e filmit të tij do të jetë blogeri dhe opinionisti i njohur Olti Curri.

Ky i fundit ka publikuar në instagramin e tij një foto nga një dhomë spitali ku shfaqet me këmbë e duar të thyera.

Krahas fotos ai shkruan me humor: “Nuk më ha mortja mua jo se shëndoshet, këtu më keni, filmi i vitit”, thotë Olti si kundërpërgjigje ndaj postimit të Besit.

Ky i fundit ishte i pari që ka njoftuar pjesëmarjen e opinionistit në film, ndërsa shkruan: “Olti Curri ka thyer këmbë e duar, e kanë zënë haqet tonë. Sonte festë për të gjithë”

https://www.instagram.com/p/B3NUSVolp9F/

Link: https://www.instagram.com/p/B3NUSVolp9F/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtI_KknhtDS/