Home ShowBiz Habit Isli, moderatori i dedikon fjalët më romantike koleges, na la thjesht pa fjalë
Habit Isli, moderatori i dedikon fjalët më romantike koleges, na la thjesht pa fjalë
0

Habit Isli, moderatori i dedikon fjalët më romantike koleges, na la thjesht pa fjalë

0
0

Ata të dy janë dyshja më simpatike e ekranit, kjo për shkak të kimisë që i karakterizon, por edhe marrëdhënies së veçantë mes njëri tjetrit.

Së fundmi na ka habitur jo pak një koment i Islit në foton e fundit të publikuar nga Ori në instagram.

Moderatorja shfaqet mjaft simpatike në rrugët e kryeqytetit ndërsa shkruan: “Qetësi e pazakontë në qytet”.

Ajo çfarë na ra në sy është komenti i veçantë i kolegut të saj, të cilin asnjëherë nuk e kemi parë kaq romantik.

“Bukuria jote është zhurma më e këndshme që veshët e këtij qyteti kanë dëgjuar”, komenton Isli poshtë fotos se Orit së cilës i është bërë shumë qejfi nga këto fjalë.

Moderatorja i ka kthyer komentin kolegut duke i shkruar: “Sa poetik o zot”, ndërsa e shoqëron komentin me disa emoji me fytyra që qeshin me lotë.

Ata të dy janë jo vetëm kolegë por edhe miq shumë të mirë, pasi i shohim vazhdimisht të postojnë foto duke kaluar kohë së bashku edhe jashtë ambjenteve të punës.

View this post on Instagram

Qetesi e pazakonte n'qytet…

A post shared by o r i • n e b i j a j (@ori_nebijaj) on

Link: https://www.instagram.com/p/B3ZFj7PgzpI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B15eE3VAaFJ/