Marrëdhënia me vëllezërit dhe motrat është gjithmonë e veçantë.
Ndodh që të zihesh, debatosh për arsye nga më absurdet, por dashuria që ke për ta e veçanërisht për më të vegjëlit është speciale.
Mesa duket edhe Lori Hoxha ka një raport të veçantë sidomos me Itanin e vogël.
Ky i fundit ka hapur instagram dhe i ka kërkuar ndihmë Lorit që ta promovojë, duke i kërkuar fansave të saj që ta ndjekin.
Mesa duket Itani ka këmbëngulur shumë për këtë fakt, e madje duket se e ka mërzitur Lorin e cila pasi ka shpërndarë profilin e tij shkruan: “Ju lutem ndiqni vëllain tim, sepse po më mërzit”
Lorin e shohim gjithnjë e më shumë aktive në rrjetin social instagram, ku shfaqet me foto e video të veçanta nga pushimet apo përditshmëria e saj.
Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1tUhZ-lKpB/