Loredana dhe Mozzik çifti i famshëm i showbizzit duket se i kanë dhënë fund marëdhënies se tyre.
Përtej faktit që nuk ndiqen më në instagram dhe nuk po i shohim më bashkë, ata kanë postuar disa komente vërtetë të çuditshme që duken si dedikim ndaj njëri tjetrit.
Fillimisht Mozzik shprehu gjithë urrejtjen e tij për personat e pabesë, çka dukej si një thumb ndaj Loredanës, ndërsa kjo e fundit me mesazhin e publikuar së fundmi na la pa fjalë.
Ajo ka shpërndarë një foto të reperit Tupac me një mesazh vërtetë interesant.
Në këtë foto shkruhet: “Nuk jam një vrasës, por mos më nxit, hakmarrja është një nga gjërat më të ëmbla…”
Nuk e dimë çfarë ka dashur të thojë këngëtarja me këtë postim, por ajo çfarë kuptojmë është që ajo nuk i toleron njerëzit që e ngacmojnë apo i bien në qafë pa të drejtë.
Të jetë vallë një tjetër thumb ndaj Mozzik… Në fakt në këtë pikë nuk dimë çfarë të mendojmë më.
Link: https://www.instagram.com/loredana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuMmxEaFj4G/