Home ShowBiz Xhensila i vë “flakën” Parisit, e gjitha në veshur me të kuqe, gati për një tango
Xhensila i vë “flakën” Parisit, e gjitha në veshur me të kuqe, gati për një tango
0

Xhensila i vë “flakën” Parisit, e gjitha në veshur me të kuqe, gati për një tango

0
0

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku pak kohë më parë ishin së bashku në Paris, ku i pamë të postojnë foto e video mjaft interesante.

Besi realizoi në këtë qytet një pjesë të xhirimeve të filmit, por ndoshta edhe Xhensila ka në plan diçka, pasi e shohim me një foto që duket sikur është shkëputur nga ndonjë moment xhirimi.

Këngëtarja është e gjitha e veshur me të kuqe me në sfond kullën Eiffel dhe duket shumë e veçantë.

Ajo që të bie në sy është komenti që e shoqëron këtë foto ku Xhensila shkruan: “Sa të perëndojë dhe hëna, me ty po du me u nis, me një tango në Paris”.

Nuk e dimë çfarë ka në plan këngëtarja, por ajo çfarë na bie në sy është një koment i Rezarta Shkurtës e cila i shkruan këngëtares: “Mezi po pres”, duke mos zbuluar asnjë gjë tjetër.

Ndërsa shumë fansa të këngëtares kanë komentuar pamjen e saj unike në këtë foto krejt të veçantë.

https://www.instagram.com/p/B3kUlmBBAFn/

Link: https://www.instagram.com/p/B3kUlmBBAFn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0lr3nBh2ay/