Home ShowBiz Zgjedh Kapital T për të darkuar, make up artisti Gay: “Dua të bëhem me fëmijë”
Zgjedh Kapital T për të darkuar, make up artisti Gay: “Dua të bëhem me fëmijë”
0

Zgjedh Kapital T për të darkuar, make up artisti Gay: “Dua të bëhem me fëmijë”

0
0

Make up artisti Dario Doka do të jetë i ftuar sot në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ku do të rrëfejë gjithçka mbi homoseskualitetin e tij dhe dëshirën për tu bërë me fëmijë.

Në një video të shkurtër të postuar nga Dojna, Dario dëgjohet teksa thotë se është mashkull, i pëlqejnë meshkujt dhe do të donte të kishte një fëmijë.

Fakti që është gay nuk ka përse ta pengojë nga diçka e tillë.

Ai është pyetur më pas nga Dojna se me cilin nga meshkujt e famshëm shqiptarë do të dontë të darkonte dhe ai përmend direkt emrin e Kapital T.

E ftuar në emision do të jetë edhe Xheni Karaj, pjesë e komunitetit LGBT.

Ajo nuk ka preferuar të japë një emër konkret të femrës së famshme me të cilën do të donte të darkonte, por ka theksuar se do të zgjidhte mes politikaneve shqiptare.

https://www.instagram.com/p/B3xJ5XiBjoH/

Link: https://www.instagram.com/p/B3xJ5XiBjoH/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2RultNo5Iy/